75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / MSH

BBC-ja anulon intervistën me Boris Johnsonin, pasi gazetarja ia dërgoi shënimet

BBC-i ka anuluar një intervistë me Boris Johnson, pasi Laura Kuenssberg i dërgoi aksidentalisht ish-kryeministrit shënimet e saj informuese.

Kuenssberg, i cila moderon emisionin e së dielës, tha se “nuk ka kuptim të pretendosh se është diçka tjetër përveçse e turpshme dhe zhgënjyese”.

Duke zbuluar gabimin në X, ajo tha se ishte duke u përgatitur të intervistonte Johnsonin sot dhe “gabimisht i dërgoi shënimet informuese atij në një mesazh të destinuar për ekipin e saj”.

“Kjo pa dyshim do të thotë se nuk është e drejtë që intervista të vazhdojë”, shtoi ajo.

Ish-redaktorja politike e BBC-së, tha se ishte “zhgënjyese” dhe se ka “shumë pyetje të rëndësishme për t’u bërë”.

“Por duhet lënë mënjanë fytyrën e skuqur, ndershmëria është politika më e mirë”, shtoi Kuenssberg.

Intervista me Johnsonin do të transmetohej në një program special 30-minutash të enjten në mbrëmje, dhe ishte promovuar shumë nga BBC-ja përgjatë dy javëve të fundit.