75 Mall Live Search
17:24 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / Gj. Sh

Nuk ka vend për Edon Zhegrovën në formacionin e javës nga faqja zyrtare e Champions League

Faqja zyrtare e UEFA Champions League, ka publikuar formacionin e javës së xhiros së dytë.

Çuditërisht në mesin 11-shes më të mirë nuk është futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, shkruan IndeksOnline.

Zhegrova mbrëm u shpall lojtari i ndeshjes ndaj Real Madridit, ku Lille fitoi me rezultat 1-0.

Ishte pikërisht ylli kosovar më meritori për këtë fitore, pasi Camavinga e ndali me dorë gjuajtjen e tij dhe u akordua penallti për Lille, ku në gol e konkretizoi Jonathan David.

Më posht formacioni më i mirë i javës së dytë nga faqja zyrtare e Champions League./IndeksOnline/