Rohde: Me Kosovën kemi sfida, por jemi të palëkundur në mbështetjen e paqes dhe të sigurisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është zotuar se po punojnë shumë që samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 14 tetor të jetë një sukses për Kosovën dhe të gjithë rajonin.
Rohde, në pritjen me rastin e shënimit të festës nacionale “Dita e Unitetit Gjerman”, nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Gjermanisë me Kosovën, megjithëse tha se ndonjë herë miqësia është ballafaquar edhe me sfida.
Tutje, Rohde tha se marrëdhënia e Gjermanisë me Kosovën nuk është vetëm midis dy qeverive, por është rrënjosur thellë mes popujve.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se shembulli gjerman është një frymëzim për Kosovën.
Në aktivitetin e organizuar “Dita e Unitetit Gjerman” morën pjesë edhe liderë opozitarë dhe kori diplomatik në Kosovë.