75 Mall Live Search
07:53 / E Premte, 04 Tetor 2024 / L K

Izraeli lëshon urdhra të reja evakuimi për banorët e Libanit

Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e më shumë se 20 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor të enjten që të evakuojnë menjëherë shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën tokësore kundër Hezbollahut.

Zëdhënësi arab i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Avichay Adraee këshilloi banorët me një postim në platformën X, që të zhvendoseshin në veri të lumit Awali për të “shpëtuar jetët” e tyre. Ai paralajmëroi se çdo lëvizje drejt jugut do t’i vendoste ata në rrezik.

“Aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë,” shkruante ai, duke shtuar se IDF-ja do t’i njoftonte kur të ishte e sigurt të ktheheshin në shtëpi.