75 Mall Live Search
08:45 / E Premte, 04 Tetor 2024 / L K

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit në Viti, sot proteston SBASHKU para qeverisë

SBASHK-u sot do të protestojë para qeverisë në orën 11:00 për shkak të mosprocesimit të pagave për punëtorët e arsimimt në Komunën e Vitisë.

“Medie të nderuara, ju informojmë se për shkak të mos procesimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Protesta mbahet para ndërtesës së qeverisë, nesër, e premte, 04.10.2024 me fillim në orën 11:00″, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut, përcjell IndeksOnline.

Të martën, Ministria e Financave ka thënë se nuk janë ekzekutuar pagat e për programet e arsimit fillor dhe të mesëm, pasi Komuna e Vitisë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm.