Mourinho trajner i Brojës? Spekulohet për një rikthim të mundshëm të portugezit në Premier League

Skuadra e Evertonit nuk e ka filluar mirë sezonin e ri të Premier League, ku në gjashtë ndeshja ka grumbulluar vetëm katër pikë.
Në mediat britanike, raportohet se Jose Mourinho është një prej kandidatëve potencialë për ta zëvendësuar Sean Dyches, në rast se shkarkohet ky i fundit, shkruan Indeksonline
Mourinho momentalisht është te Fenerbahce, por një ofertë për t’u rikthyer në Premier League do të ishte e mirëseardhur për të.
Trajneri portugez në skuadrën nga “Godison Park” e ka sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Brojën dhe do ishte interesante ta shohim lojtarin “kuqezi” duke punuar me një trajner si “Special One”./Indeksonline/
🚨 Fenerbahçe boss José Mourinho is a contender to replace Sean Dyche as Everton manager once Dan Friedkin’s takeover of the club is completed.
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) October 4, 2024
(Source: Football Insider) pic.twitter.com/mTsgIbgQnN