75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 04 Tetor 2024 / k.v

Droni alarmon banorët në një lagje të Prishtinës, intervenon policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një dron ka fluturuar pa autorizim mbi disa shtëpi në një lagje të Prishtinës, ku banorët e saj janë ndier të shqetësuar, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendngjarje, po ashtu me urdhër të prokurorit janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është sekuestruar droni.

Ndaj të dyshuarve është hapur rast për fotografim dhe incizim të paautorizuar./IndeksOnline/