75 Mall Live Search
09:28 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje të Superligës, vëmendja te “Derbi i Anamoravës”

Të premten ka filluar java e tetë e Superligës së Kosovës, ku Ferizaji e mposhti Dukagjinin me rezultat 3-0.

Sot zhvillohen dy ndeshje tjera mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja sot është në qytetin e Gjilanit, ku zhvillohet ”Derbi i Anamoravës”, ku Drita do të jetë nikoqire e Gjilanit.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Prishtinës dhe Feronikelit ’74, e cila zhvillohet në kampin nacional në Hajvali.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline/