“Mos më prekni…”, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar pasditen e sotme në Prishtinë.
“Mos më prekni”, dëgjohet ai teksa i drejtohet forcave të sigurisë.
Rasti është konfirmuar për Indeksonline nga Flora Ahmeti e Policisë së Kosovës.
Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë ku janë lënduar dy persona. Lidhur me këtë rast janë deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit). Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.