Ambasadori gjerman dhe ai britanik ngjiten në malet e Sharrit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, janë ngjitur në majën malore në malet e Sharrit, të quajtur Kobilica.
Rohde ka ndarë fotografi në Twitter, duke bërë të ditur se lartësia e majës së malit të Kobilica është 2 mijë e 528 metra.
“Një tjetër postim nga maja e malit të shkallëzuar Kobilica, në lartësinë 2.528 m, me një grup të madh njerëzish!
Falë klubit lokal të hiking-ut, të gjithë alpinistëve dhe veçanërisht mikut dhe kolegut tim Jonathan Hargreaves”, ka shkruar ai.
Another tweet from the peak ⛰️
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 5, 2024
Scaled Mount Kobilica, standing at 2.528m, with a great group of people!🥾
Thanks to the local hiking club, all fellow hikers and especially to my friend and colleague @jonhargreaves67 🇬🇧
🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/gLzJkO7O2f