Siria aplikon për anëtarësim në organizatën BRICS

Siria dëshiron t’i bashkohet organizatës BRICS dhe tashmë ka paraqitur një kërkesë për pranim, njoftoi ambasadori sirian në Rusi, Bashar Jafari.
Ai theksoi se vendi i tij është shumë i interesuar t’i bashkohet asaj organizate.
“Ne dërguam një kërkesë me shkrim për pranim në BRICS”, tha ambasadori sirian në margjinat e forumit “Kaukazi i Veriut: Mundësi të reja gjeostrategjike”.
BRICS është organizatë ndërqeveritare, e krijuar për të bashkuar vendet më të rëndësishme të botës në zhvillim, për të sfiduar fuqinë politike dhe ekonomike të kombeve më të pasura të Amerikës së Veriut dhe Europës Perëndimore.
Në të janë të anëtarësuara shtete si Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut, Irani, Egjipti, Etiopia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./IndeksOnline/