75 Mall Live Search
16:58 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / G T

Prishtina i kthehet fitores, e “zhytë” në krizë të thellë Feronikelin ’74

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore në javën e tetë të Superligës së Kosovës në futboll, pasi mposhti 2:0 Feronikelin ’74.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Llugiqi në minutën e 40’të pas një asisti të Albin Krasniqit, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, ekipi kryeqytetas shënoi edhe një gol tjetër për t’i siguruar tri pikë.

Golin për 2:0 në fundin e ndeshjes e shënoi Ngatta Junior.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 13 pikëve, kurse Nikli mbetët në pozitën e fundit me një pikë të vetme./Indeksonline/