75 Mall Live Search
17:22 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / MSH

Dua befason me krijimtarinë, bën koktejë Cola me lëng turshie dhe spec pikant

Dua Lipa njihet për eksperimentet që bën me ushqim.

Artistja shqiptare me famë botërore ishte bërë virale disa muaj më parë, kur akullores me shije vanilje i shtoi vaj ulliri dhe kripë, për një shije interesante.

Tani, ajo ka provuar diçka të re.

Një gote me pije të gazuar “Coca-Cola”, Dua i ka shtuar lëng të trangujve turshi dhe lëng të specave pikantë të njohur si “jalapenos”.

Teksa bën eksperimentin, në gotë i bien copa trangujsh dhe specash, të cilët Dua i mban për shije.

E një pije të tillë, që ka trazuar fansat e saj në rrjete sociale, Dua patjetër që ua servon dhe miqve të saj, përfshirë dhe babait.

Ndiqni videon që shfaq gjithçka.