Golden Eagle Ylli mposht Pejën në sekondat e fundit

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore në javën e tretë ndaj Pejës në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ekipi nga Theranda mposhti në Palestrën “Karagaqi” me rezultatin 79-80, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Brown i Yllit me 33 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.
Kurse më i miri te Peja ishte Cowart Junior me 18 pikë, nëntë kërcime dhe një asist./Indeksonline/
