75 Mall Live Search
10:33 / E Diele, 06 Tetor 2024 / Gj. Sh

Real Madridi del me informacione për lëndimin e Carvajal

Skuadra e Real Madridit ka dhënë detaje për lëndimin e rëndë të Dani Carvajal.

Kampioni i Spanjës ka njoftuar se mbrojtësi spanjoll ka këputur ACL-në e gjurit të djathtë dhe në ditët në vazhdim do ti nënshtrohet operacionit, shkruan IndeksOnline.

Klubi mbretëror nuk ka dhënë informacione për kohën e rikuperimit të Carvajal, por rikuperimi i tij pritet të zgjasë 8-9 muaj, dhe sezoni për të veç se ka përfunduar.

”Pas analizave që i janë bërë lojtarit tonë Dani Carvajal nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior, këputje të ligamentit kolateral të jashtëm dhe këputje të tendinit popliteal në këmbën e djathtë. Ai do të operohet në ditët në vijim.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Carvajal u lëndua gjatë fitores 2-0 të Real Madridit në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Villarealit./IndeksOnline/