75 Mall Live Search
10:49 / E Diele, 06 Tetor 2024 / L K

Një grua në Malishevë kërkon ndihmë mjekësore u rrah nga bashkëshorti

Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i tij në Malishevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Rasti është duke u hetuar.

 “Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF, pasi që dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.