75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 06 Tetor 2024 / AR

Bëhet virale intervista e vjetër e Diddy: “Një festë tjetër fillon rreth mesnatës”

Pas arrestimit të reperit Sean Diddy Combs, i cili akuzohet për përdhunim, trafikim njerëzish dhe drejtim të një organizate kriminale, intervistat e vjetra në të cilat ai flet, ndër të tjera, për festat e tij të frikshme, të cilat lidhen me akuzat ndaj tij, po qarkullojnë në internet.

Një video e paraqitjes së tij në “The Ellen DeGeneres Show” nga viti 2009 po qarkullon tashmë në rrjetet sociale, në të cilën reperi flet për “llojet e festave” që bën, transmeton Indeksonline.

Në intervistë, DeGeneres e pyeti Diddy nëse ajo ishte e ftuar në festën e ditëlindjes së tij, për të cilën ai u përgjigj: “Të ftoj në të gjitha festat e mia, thjesht nuk dukesh”.

“Le të themi në orën 21:30. Nga ora 21:30 deri në orën 03:00,” përgjigjet ai dhe moderatorja.

“Është një festë tjetër”, i përgjigjet reperi dhe i shpjegon se festa pasohet nga një “after party” që bëhet në “dy katet e larta të hotelit”. “Unë di për to”, përgjigjet prezantuesja duke bërë shaka se ka dëgjuar këngën After Party./Indeksonline/