75 Mall Live Search
23:30 / E Diele, 06 Tetor 2024 / G T

Gjimshiti humb ndeshjet e tetorit shkaku i lëndimit

Berat Gjimshiti me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare as në ndeshjet e këtij muaji. Kujtojmë që Shqipëria do të përballet me Çekinë dhe Gjeorgjinë në Nations League.

Por, kapiteni kuqezi mesa duket nuk është i gatshëm. Qendërmbrojtësi i Atalantës pësoi një dëmtim në mesjavën e shkuar në Champions League, teksa bergamaskët nuk e grumbulluan as për sfidën e fundit në kampionatin italian.

Sipas “L’Eco di Bergamo”, Gjimshiti nuk është i gatshëm për ndeshjet e Kombëtares. Kuqezinjtë dhe klubi italian kanë rënë dakord që 31-vjeçari të lihet pushim dhe të marrë kohën e tij për t’u rikuperuar.