Taylor Swift zyrtarisht është muzikantja më e pasur në botë

Taylor Swift është bërë zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë me një vlerë neto prej 1.6 miliardë dollarësh.
Ky lajm është konfirmuar nga Forbes, duke theksuar se këngëtarja 34-vjeçare amerikane është bërë miliardere pas suksesit të madh të turneut të saj Eras të vitit të kaluar. Taylor ia kaloi Rihannës, pasuria e së cilës vlerësohet në 1.4 miliardë dollarë, transmeton Indeksonline.
“Pasuria e saj përfshin 600 milionë dollarë nga turnetë dhe honoraret, 600 milionë dollarë nga vlera e katalogut të saj muzikor dhe 125 milionë dollarë nga investimet në pasuri të paluajtshme”, sipas Forbes.
Së bashku me titullin e muzikantit më të pasur femër, Taylor tani renditet e dyta në listën e përgjithshme të muzikantëve më të pasur, pak pas Jay-Z, pasuria e të cilit vlerësohet në 2.5 miliardë dollarë./Indeksonline/
