75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 07 Tetor 2024 / k.v

Vdes një person në vendin e punës, policia nis hetimet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:30, transmeton IndeksOnline.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion me urdhër të prokurorit.

Shkaqet e vdekjes pritet të zbardhen pas përfundimit të hetimeve dhe obduksionit./IndeksOnline/