75 Mall Live Search
10:00 / E Hënë, 07 Tetor 2024 / AR

Skandali me Diddy-n, DiCaprio “ikën” në Romë

Leonardo DiCaprio është fotografuar me të dashurën Vittoria Ceretti në Romë.

Çifti shkoi në Itali pasi Vittoria bëri disa shfaqje në Javën e Modës në Paris. Fotografët kapën aktorin dhe modelen të përqafuar në shkallë dhe më pas në një darkë romantike në një nga restorantet, transmeton Indeksonline.

Aktori u pa duke ecur në rrugë shumicën e kohës me maskë. Nëna e aktorit Irmelin Indenbirken dhe njerku David Ward janë duke pushuar me çiftin e famshëm në Romë.

DiCaprio ikën nga skandali?

Aktori 49-vjeçar prej disa kohësh po qëndron në Itali. Shumë besojnë se ai dëshiron të shpëtojë nga skandali që po trondit Amerikën.

DiCaprio, në fakt, e gjeti veten në fokusin e publikut për shkak të regjistrimeve të supozuara që zbulojnë se ai po shoqërohej me Diddy.

Mësohet se DiCaprio ishte i ftuari i preferuar i Diddy në festë. Në një klip të vitit 2018, i cili u ripublikua së fundmi, Vogue e pyeti Diddy se kush ishte numri një në listën e tij të të ftuarve për “festat e bardha”. Ai u përgjigj: “Leonardo DiCaprio”. 

Janë publikuar edhe foto nga “parti e bardhë” e vitit 1998, në të cilat aktori është duke qeshur dhe duke pirë duhan. Megjithatë, një burim i afërt me DiCaprio thotë se aktori nuk ka pasur kontakte me Diddy prej vitesh, megjithëse ka të dhëna që të dy morën pjesë së bashku në Konventën Kombëtare Demokratike më 29 korrik 2004 dhe se aktori ishte në festën e 50-vjetorit të Diddy. /Indeksonline/