75 Mall Live Search
15:36 / E Hënë, 07 Tetor 2024 / mp

Rikthehen produktet serbe në Kosovë, Dogana hap tenderin milionësh për skanerë

Pak orë pasi qeveria e Kosovës mori vendim për lejimin e importimit të mallërave serbe në Kosovë, dogana e Kosovës ka nisur me procedura e saj. Dogana ka hapurur tender për tu furnizuar me skaner mobil x-ray.

Bazuar në të dhënat e E-prokurimit, tenderi për furnizimin me skanera do të kushtojë 2.2 milionë euro.

Sipas dosjes së tenderit ende nuk është shpall fituese kompania e cila do ta furnizoj me skaner doganën.

Kurti ka thënë sot se vendimi për importimin e produkteve serbe është ndryshuar nga ndalim qarkullimi, në kufizim të kontrolluar të produkeve. Fillimisht vendimi do të vlejë vetëm për pikën kufitare në Merdare.

“Ne po e bëjmë këtë ndryshim, derisa të na vijnë skanerët të cilët do të vendosen në të gjitha pikat” ka thënë Kurti sot në konferencë./Indeksonline/