75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 07 Tetor 2024 / Z S

Osmani zhvillon takim me homologun e saj kroat, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e shtetit të Kroacisë, Zoran Milanović.

Sipas njoftimi nga Osmani në këtë takim ka falënderuar homologun e saj kroat për mbështetjen e Kroacisë ndaj Kosovës.

‘’Takim gjithnjë përmbajtësor me Presidentin kroat Zoran Milanović. Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, te sigurtë dhe të përkushtuar drejtë së ardhmes euroatlantike’’, ka shkruar Osmani.