75 Mall Live Search
16:34 / E Hënë, 07 Tetor 2024 / Z S

E ardhmja e Ten Hag në dyshime, United nis bisedimet me zëvendësuesin e holandezit

E ardhmja e Erik ten Hag pas paraqitjeve të fundit me Manchester United tashmë është vënë seriozisht në dilemë.

Madje është në dyshime të mëdha kjo pasi drejtuesit sipas mediave britanike kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij.

Barazimi ndaj Aston Villës në fundjavë ka lëkundur fort stolin e holandezit, i cili po vendos rekorde negative në drejtimin e “Djajve”.

Në këto kushte “kupa” e drejtuesve është mbushur dhe emri që perflitet se do të zëvendësojë Ten Hagun nëse largohet është një trajner i njohur.

Bëhet fjalë për Thomas Tuchel, i cili kryeson listën.

Madje krerët e klubit kanë nisur bisedimet mes tyre për të gjetur një marrëveshje për të marrë në dorë “frenat” e anglezve.

Nëse palët bien dakort mes tyre Tuchel do të rikthehej në Premier league, teksa në të kaluarën ka drejtuar Chelsea.