75 Mall Live Search
19:04 / E Hënë, 07 Tetor 2024 / L K

Mefi kritikon Ramën për bllokadën në Prishtinë: Liroi rrugët, mos i merr në qafë njerëzit

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, për bllokadat e kryeqytetit.

Bajqinovci postoi një video ku shihet se si autoambulanca e ka të pamundur qarkullimin përshkak të trafikut të shumtë.

Sipas deputeti të VV-së, ky është rezultati i mbylljes së rrugëve.

“Liroj rrugët se i morë në qaf njerëzit”, ka shkruar ndër tjerash Bajqinovci, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Rezultati i mbylljeve të rrugëve në Prishtinë është bërë i padurueshëm. Kryetar, liroj rrugët se i more në qaf njerëzit! Të gjithë po vuajmë nga ky kaos i përditshëm. Qytetarët meritojnë zgjidhje, jo pengesa.