75 Mall Live Search
09:45 / E Martë, 08 Tetor 2024 / L K

Ekskluzive: Krimet Ekonomike zbarkojnë në ministrinë e Liburn Aliut, për dyshimet në faljen e borxheve për ambalazhim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka nisur një aksion në orët e para të mëngjesit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor..

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se cak i prokurorisë është falja e borxheve milionëshe të disa kompanive që ambalazhojnë ujin.

Këto pretendime i kishte hedhur poshtë ministri Liburni Aliu.

“Në lidhje me borxhin e kompanive që ambalazhojnë nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi. Ashtu siç nuk ka asnjë vendim i cili përcakton borxhin milionësh çfarë pretendohet. Çka ka? Ka pagesa të rregullta, normale siç kanë qenë në qysh do prej secilën prej qeverive, sipas raportimeve të kompanive, për sasitë e ujit të shitur që kanë pasur” kishte thënë Aliu në reagim./Indeksonline/