75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 08 Tetor 2024 / S Z

Izedin Bytyqi sillet nga Krimet Ekonomike në zyra të ministrisë, aksioni po vazhdon

Krimet Ekonomike kanë sjell në zyra të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ish-sekretarin e kësaj ministrie, Izedin Bytyqi, raporton Indeksonline.

Hetuesit e Policisë së Kosovës po ashtu kanë bastisur dhe shtëpinë e Bytyqit, para se ta sillnin atë në ministri.

Ndryshe, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka nisur një aksion në orët e para të mëngjesit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se cak i prokurorisë është falja e borxheve milionëshe të disa kompanive që ambalazhojnë ujin./Indeksonline/