75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 08 Tetor 2024 / mp

Arrestohet një shtetas i Kosovës, dyshohet se kishte shkaktuar një zjarr në Komunën e Tetovës

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një shtetas të Kosovë, i cili dyshohet se kishte shkaktuar një zjarr në Komunën e Tetovës, përcjell TV21.

“Me datë 07.10.2024 në ora 20.15 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin B.R (38) nga Republika e Kosovës, me vendbanim të përkohshëm në Shkup.  Ai dyshohet se një ditë më parë e ka vënë zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës.  Personi është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës nga neni 288 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.