“Trepça” i alokon pagat e gushtit, paguan edhe borxhet e tjera

Ndërmarrja “Trepça” Sh.A., njoftoi se ka bërë pagesa të rëndësishme të muajit shtator.
Duke publikuar një njoftim zyrtar, nga kjo ndërmarrje thonë se, falë angazhimit të minatorëve, janë alokuar pagat e muajit gusht, që kanë shifrën e afro 1 milioni eurosh.
Ndër të tjerash, është paguar edhe KEK-u, në vlerë prej 600 mijë eurosh, si dhe KESCO-ja 58 mijë euro.
“…dhe “mijëra” pagesa tjera që janë bërë për operimin e ndërmarrjes në prodhim” thuhet në njoftim.