75 Mall Live Search
08:53 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / G T

Një mesfushor i ri te Shqipëria? Sylvinho dërgon skautët në Danimarkë

Një mesfushor i ri mund të vijë te Shqipëria për ndeshjet e muajit të ardhshëm.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, Sylvinho, ka dërguar disa skautë për ta përcjellë lojtarin, Sefer Emini, shkruan Indeksonline

Emini luan në Danimarkë te skuadra e Sonderjyske dhe gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 10 ndeshje.

24-vjeçari është nga Shkupi dhe më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te Maqedonia e Veriut, ku në pesë ndeshje ka shënuar dy gola.

Por, FSHF-ja tani është duke punuar shumë që ta sjellë në radhët e veta mesfushorin, i cili më parë ka qenë pjesë e klubit Makedonija dhe Akron Togliatti në Rusi.

Vlera e Eminit në sajtin e njohur “Transfermarkt” është plotë 450 mijë euro./Indeksonline/