Dalin edhe njëherë para gjykatës të të arrestuarit për sulmin në Banjskë

Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq kanë dalë për herë të dytë përpara gjykatës, në seancën që për ta do të jetë për deklarim të fajësisë për sulmin terrorist në Banjskë.
Tre nga 45 të dyshuarit dolën për herë të parë përballë trupit gjykues dy javë më parë, por seanca është shtyrë me kërkesë të avokatëve të dyshuarve.

Edhe seanca e sotme po mbahet nën masa të rrepta sigurie, raporton IndeksOnline.
Aktakuza ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist që la të vdekur policin Afrim Bunjaku, u ngrit nga Prokuroria Speciale, një muaj më parë./IndeksOnline/


