75 Mall Live Search
09:51 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / L K

Osmani në Dubrovnik, përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore

Presidentja Vjosa Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka udhëtuar për në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

Në këtë samit, presidentja Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenkoviq dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj.