Momenti ku një avion kërkimor fluturon përmes uraganit “Milton” (VIDEO)

Publikohen pamjet të një avioni kërkimor që fluturoi direkt në uraganin “Milton”, ndërsa përgatitet të godasë Floridan në SHBA. Pamjet, të publikuara nga Qendra e Operacioneve të Avionëve të Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës, tregojnë avionin, duke u lëkundur nga turbulencat e forta.
Aeroplani Lockheed WP-3D Orion, i quajtur “Miss Piggy”, fluturoi përmes uraganit me një ekip shkencëtarësh për të mbledhur të dhëna për kërkime dhe për të ndihmuar në përmirësimin e parashikimit të uraganit që do të godasë Florida sot. Të paktën 4 studiues të NOAA ishin në bord.
Bumpy ride into Hurricane #Milton on @NOAA WP-3D Orion #NOAA43 “Miss Piggy” to collect data to help improve the forecast and support hurricane research.
— NOAA Aircraft Operations Center (@NOAA_HurrHunter) October 8, 2024
Visit https://t.co/3phpgKNx0q for the latest forecasts and advisories
Visit https://t.co/UoRa967zK0 for information that you… pic.twitter.com/ezmXu2Zqta