Dhomat e Specializuara japin detaje mbi takimin e Trendafilovës me Haxhiun

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjyqtarja Ekaterina Trendafilova, ka takuar sot ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Lajmin e kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara.
Gjatë takimit, Trendafilova dhe Haxhiu diskutuan për çështjet që kanë të bëjnë me procedurat publike në vazhdim, shkruan IndeksOnline.
Trendafilova erdhi në Prishtinë për t’u takuar me palët e interesuara, duke përfshirë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë informacion publik për mandatin e gjykatës, administrimin dhe aktivitetet aktuale./IndeksOnline/