Policia kufitare parandalon një rast kontrabande me mallra në Viti

Drejtoria rajonale kufitare e policisë “Lindje” ka arritur të parandalonte një rast të kontrabandës me mallra në orët e paradites së sotme. Rreth orës 09:15, njësitë e policisë kufitare identifikuan një kamion që transportonte mallra të kontrabanduara, të cilat dyshohet se ishin futur në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.
Gjatë kontrollit të kamionit, në Viti, janë gjetur gjithsej 1504 pako të vogla me mallra të kontrabanduara. Njësitë policore, në koordinim me prokurorinë përkatëse, nisën hetimet preliminare për këtë rast. Malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.
Policia kufitare e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, duke siguruar mbrojtjen e kufijve dhe të tregut të brendshëm./IndeksOnline/