75 Mall Live Search
15:36 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / AR

‘Shpërthejnë’ fansat e Taylor Swift, thuhet se “Uragani Milton” do të ndalojë koncertin e saj

Teksa banorët janë të tmerruar nga stuhitë në SHBA, shumë banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre por disa adhurues të Swifties kanë vetëm një gjë në mendje.

Turneu i Eras i Taylor Swift mendohet të mbahet me 18 tetor ku do të performoj para fansave, transmeton Indeksonline.

Tifozët e Taylor Swift kanë shprehur frikën e tyre se pjesa e Majamit e Eras Tour javën e ardhshme do të anulohet ose shtyhet për shkak të uraganit Milton - por të tjerët u kanë kërkuar atyre të marrin në konsideratë pamjen më të madhe.

Përpara koncerteve, fansat kanë shprehur frikën e tyre në internet se ky koncert mund të përfundoj duke u anuluar pas uraganit që pritet të ketë erëra të forta në shtetin e Floridës.

Në fillim të kësaj jave kryebashkiaku i Tampa, Jane Castor ka paralajmëruar banorët se nëse nuk evakuohen “do të vdesin”./Indeksonline/

Uragani Milton, i cili është një stuhi e kategorisë 5 që sjell 180 mph, do të godasë Tampa Bay në Florida herët në mëngjes të së enjtes.