Pasi u largua nga Flamurtari, Faruk Statovci zyrtarizohet te skuadra e re

Faruk Statovici zyrtarisht është trajner i skuadrës Rilindjës 1974, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Ai ditë më parë u largua nga skuadra e Flamurtarit, pasi në shtatë ndeshjet e para regjistroi shtatë humbje.
Sipas Statovcit, dorëheqja nga posti i trajnerit të Flamurtarit për shkak të rezultateve të dobëta, dhe humbjes së thellë 0:6 nga Dinamo Ferizaj.
Statovci ka qënë trajner i shumë skuadrave kosovare, derisa tani karrierën do ta vazhdoj te skuadra nga Peja.
Rilindja 1974 është në pozitën e shtatë në Ligën e Parë, Grupi A, me nëntë pikë./IndedksOnline/