Mario Balotelli drejt rikthimit në Serie A!

Super Mario Balotelli mund të rikthehet në Serie A.
Sipas asaj që raporton gazetari, Fabrizio Romano, sulmuesi italian pritet të transferohet te Genoa, shkruan IndeksOnline.
Menaxheri i Genoa, Alberto Gilardino e telefonoi atë këtë mëngjes për të biseduar për transferimin e tij.
Bisedimet po vazhdojnë, dhe Balotelli dëshiron rikthimin në Serie A, pasi është në dispozicion si agjent i lirë.
34-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës turke, Adana Demirspor, ndërsa në Itali ka luajtur për Interin, Milanin, Brescian dhe Monzan./IndeksOnline/