75 Mall Live Search
21:49 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / Gj. Sh

Ballkani sot kishte dy mysafirë special në stërvitje

Gjatë seancës së sotme stervitore, skuadra e Ballkanit kishte dy mysafirë special.

Futbollistët dhe zyrtarët e klubit nga Suhareka, u vizituan nga dy ish-lojtarët e Ballkanit, Ermal Krasniqi e Lumbardh Dellova, shkruan IndeksOnline.

Ata janë grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet e muajit tetor ndaj lituanisë dhe Qipros, ndërsa gjetën kohë të vizitojnë shokët ku kaluan disa vite së bashku.

Dellova gjatë aftit kalimtar veror u largua nga Ballkani, për të vazhduar karrierën në Bullgari, te skuadra e Ceska Sofias, ndërsa Ermal Krasniqi aktualisht është pjesë e Sparta Pragës, pas aventures që kishte në Rumani te skuadrat CFR Cluj dhe Rapid Bukuresht./IndeksOnline/