Peja i mbetet mirënjohëse Rami Hadar, i bën një dhuratë të veçant pas largimit

Rami Hadar të hënën ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të KB Pejës.
Ai këtë vendim e ka marr pas humbjes në fundjavë, nga Golden Eagle Ylli, ku nuk ishte i kënaqur me vendimet e gjyqtarëve, dhe pati kritika edhe ndaj Federatës së Basketbollit Kosovar, shkruan IndeksOnline.
KB Peja e ka falenderuar Hadarin dhe i është mirënjohëse për sukseset e tij me verdhezinjtë, ku e fitoi edhe tirullin e Kampionit në vitin 2023.
Klubi pejan, i ka bërë atij një dhuratë të veçantë pas largimit.
KB Peja i ka bërë një ‘unazë’ dhuratë trajnerit Rami Hadar, i cili nesër largohet nga qyteti i Pejës./IndeksOnline/