75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / MSH

Lansohet Rrjeti i inteligjencës kundër pastrimit të parave

Është lansuar Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave të Kosovës (JMLINK).

Në këtë konferencë morën pjesë ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ministri i Financave Hekuran Murati, si edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, raporton IndeksOnline.

Në fjalën e tij, ministri Hekuran Murati tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe prioritet për qeverinë.

Nga ana tjetër, ministri Sveçla deklaroi se me këtë rrjet do të mundësohet luftimi i aktiviteteve terroriste.

“Ky rrjet do të na mundësojë luftimin e aktiviteteve terroriste. Duke ndërtuar mekanizma po vendosim Kosovën në një pozitë të fuqishme për të parandaluar këto krime”, deklaroi Sveçla./IndeksOnline/