75 Mall Live Search
11:23 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / G T

Kosova liron Paqaradën, mbrojtësi mungon në dy ndeshjet e tetorit

Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit.

Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.

Dardanët sot nga ora 11:00 do ta kenë seancën e radhës stërvitore, derisa pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë.