75 Mall Live Search
12:22 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / Z S

Tahri: S’do të votoj asgjë në parlament për sa kohë Mimoza Kusari-Lila vazhdon të jetë shefe e Grupit parlamentar të VV-së

Kuvendi i Kosovës është kthyer në një arenë përplasjes midis pozitës dhe opozitës.

Në fillim të seancës fjalën e morri shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai tha se PDK-ja nuk voton asgjë në kuvend deri sa Mimoza Kusari-Lila është shefe e Grupit parlamentar të VV-së.

“Pra personi i cili mund ta ketë vrarë direkt Afrim Bunjakun na e ka përcaktuar vendimmarrjen në kuvend. Pra sot kjo shtëpi jona është kriminalizuar aq shumë. Kur cenohet siguria kombëtare e vendit tonë s’ka çështje më të rëndësishme në këtë kuvend për të biseduar. Kusari-Lila e akuzonte se PDK-ja e solli në kuvend për të votuar, kjo zonjë me Radojçiqin na ka përcaktuar agjendën Ne s’do të vazhdojmë as marrëveshjeje ndërkombëtare as asgjë, as çështje të tjera përderisa e keni Mimozën në krye të grupit. Kurrë njollë më të zezë nuk ka me pas se sa përfshirja e një terroristi në vendimmarrjen e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Nga ana tjetër deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka lidhur me shirit të policisë mikrofonin dhe foltoren gjatë kohës sa po fliste shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila./Indeksonline/