75 Mall Live Search
15:55 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / Z S

Kasanof: Duhet të gjejmë një mënyrë për të pasur progres në dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i ri amerikan për rajonin e Ballkanit Perëndimor e që do të merret edhe me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Aleksander Kasanof ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se një prej arsyee të vizitës së tij në rajon është parandalimi i ndonjë konflikti të mundshëm dhe gjetja e një rruge për të lëvizur përpara sa i përket normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë

Kasanof ka thënë se e di që situata është e vështirë në mes të Kosovës dhe Serbisë por që puna duhet të vazhdojë për të arritur një progres.

“Është tepër e rëndësishme që ne të gjejmë një mënyrë për të lëvizur përpara në këtë dialog, në mënyrë që të lëvizim drejt progresit e paqes, në sensin e qetësisë dhe normalitetit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kasanof.

Diplomati amerikan ka thënë se fatkeqësisht historia na mëson që konfliktet mund të përhapen pavarësisht faktit që ne përpiqemi t’i parandalojmë ato.

Ai pas vizitës në Beograd sot në ora 16:00 do të zhvillojë një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani./Indeksonline/