Arrin në Kosovë Naser Hafizi, në aeroport po e pret një “ekip special”

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ditë më parë ka kryer një aksion në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Cak i prokurorisë ishte falja e borxheve milionëshe të disa kompanive që ambalazhojnë ujin.
E i dyshuar për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, është dhe Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, ndaj të cili është lëshuar urdhër arrest.
Por Hafizi nuk gjendej në Kosovë, në momentin kur janë kryer bastisjet në këtë institucion.
Mirëpo ai kthehet sot në Kosovë dhe se pritet për pak çaste që të arrijë në Aeroportin e Prishtinës, pas një udhëtimi zyrtarë në Francë.
Me të arrirë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Hafizi do të pritet nga pjesëtarët e Task forcës të Prokurorise Speciale, të cilët tashmë kanë arritur në aeroport./Indeksonline/