75 Mall Live Search
17:01 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / H F

Jakup Krasniqi vazhdon qëndrimin në shtëpinë e tij në Negroc (Video)

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në fshatin Negroc, pas rikthimit të tij për shkak të vdekjes së vëllait të tij të vogël, Azem Krasniqi, transmeton IndeksOnline.

Që nga mesdita e sotme, Krasniqi është duke u takuar me familjarët dhe miqtë, të cilët kanë ardhur për t’i shprehur ngushëllimet dhe për ta përkrahur në këtë kohë të vështirë.

Oborri i shtëpisë së tij është i mbushur me pjesëtarë të EULEX-it, të cilët janë të pranishëm për të siguruar respektimin e kufizimeve të vendosura gjatë këtij vizite të veçantë.

Në asistim janë edhe forcat e Policisë së Kosovës, që po garantojnë rendin dhe sigurinë në zonë./IndeksOnline/