Policia jep detaje lidhur me aksionin e djeshëm në barnatore, ja çfarë u sekuestrua

Krimet Ekonomike dhe Korrupsionit kanë kryer dje një bastisje në 36 lokacione të ndryshme, për veprat penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare, falsifikim i dokumenteve, ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.
PK-ja në raportin 24-orësh ka thënë se 4 persona janë intervistuar lidhur më këtë bastisje.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar, tri pistoleta, 6 armë të gjata, 598 fishekë, një telefon, 2 kompjuterë dhe dokumente të ndryshme.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura. Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.