75 Mall Live Search
12:44 / E Premte, 11 Tetor 2024 / S Z

Ky është Visar Muriqi, viktima në tragjedinë e sotme në Pejë

Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në dalje të Pejës, si pasojë e shpërthimit të një autocisterne.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është 44-vjeçari, Visar Muriqi.

Muriqi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes,  pasi që shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar nga ky rast.

Ndryshe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 09:14 minuta.

“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodhur një shpërthim i një autocisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, ka thënë Fadil Gashi për Indeksonline.