75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 11 Tetor 2024 / L K

Zemaj i LDK-së: VV-ja në skuta koordinohet me ata që janë kundër Kosovës

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është shprehur se LVV-ja janë ata që ‘shiten’ patriotë para të gjithëve, por pas skutave janë në koordinim me ata të cilët janë shkelës të ligjit, ata të cilët janë kundër Republikës së Kosovës.

Kështu u shpreh ai në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, njofton Klankosova.tv.

“Dëmi është i madh sepse keni implikuar shtetin, e keni implikuar Republikën e Kosovës me një veprim tejet të rrezikshëm, tepër të ulët dhe tejet antikombëtar. Para gjithkujt, partia e Vetëvendosjes paraqiten patriotë, e nëpër skuta duke u koordinuar me ata të cilët janë shkelës të ligjit, ata të cilët janë kundër Republikës së Kosovës”, tha Zemaj.

Zemaj kërkon hetim mbi bisedat e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin, dhe thotë se LVV-ja nuk ndodhet në Kuvend për frikë se deputetja në fjalë, mund të thotë të vërtetën.

“Nuk jeni këtu, sepse keni frikë se Kusari-Lila do e tregojë të vërtetën”.