75 Mall Live Search
18:04 / E Premte, 11 Tetor 2024 / A. M.

Kryetari i Zubin Potokut e sqaron: Ne kemi qenë të anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar lidhur me situatën e fundit rreth anëtarësimit të komunave veriore në Asociacionin e Komunave.

Zeqiri ka thënë se komuna që drejton, ka qenë pjesë e AKK-së.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Si Kryetar i Komunës së Zubin Potokut, dua të sqaroj opinionin se komuna jonë ka qenë e anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe nuk ka nevojë për procedura të tjera administrative.

Që nga data e pranimit, Komuna jonë i ka kryer me rregull të gjitha obligimet në raport me përgjegjësitë statutore të Asociacionit.

Ne do të vazhdojmë të sillemi konform përgjegjësive që na takojnë si Komunë.

Mungesa ime në takimin e Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka qenë e paralajmëruar më parë në organet e Asociacionit.

Me Respekt